Itali, xhelozia e çmedur, shqiptari
“burgos”gruan italiane e 3 fëmijët

Itali, xhelozia e çmedur, shqiptari<br />“burgos”gruan italiane e 3 fëmijët
FIRENCE - Një shqiptar 40 vjeç, i shtyrë nga xhelozia e sëmurë mbajti të burgosur për muaj të tërë gruan e tij, një italiane 33-vjeçare dhe 3 fëmijët e tij, të gjithë nën 5 vjeç. Vetëm ndërhyrja e një punonjësi social i ka dhënë fund tmerrit të gruas nga Firence, e cila bashkë me fëmijët tani u zhvendos në një strukturë të mbrojtur.
 
Gjithçka ndodhi në Sesto Fiorentino, ku gruaja nuk kishte asnjë kontakt me botën e jashtme dhe jetonte në një bunker të vërtetë. Përveçse gruaja nuk kishte celular, burri i hiqte kabllon e telefonit, para se të shkonte në punë. Kështu, ndërsa ai ishte jashtë, grua dhe tre fëmijët, në fakt, kanë qenë nën "arrest shtëpie" për shkak të një dashurie të pakontrolluar dhe të paarsyeshme, që në dy vitet e fundit ishte bërë mbytëse. Gruaja nuk do të vizitohej nga asnjë i afërm.
 
“Nëse largoheni, unë do të ju vras”- bërtiste ai gruas, ndërsa nuk i kursente as frazën: “Do të të nxjerr në rrugë si prostitutë”. Përveç xhelozisë patologjike, nuk ka rezultuar që mbi gruan të ishte ushtruar dhunë fizike. Më 20 janar ai që shpëtoi gruan ishte një punonjës nga shërbimet e ndihmës sociale, i cili po kontrollonte të miturit, pasi vetë shqiptari kishte një proces gjyqësor për vjedhje.
 
Gruaja italianë u gjet brenda shtëpisë në kushte degraduese të higjienës. Vajza më e re ishte e sëmurë dhe kishte nevojë për t'u parë nga një pediatër.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Universiteti amerikan pezullon studentët protestues propalestinezë

Universiteti amerikan pezullon studentët protestues propalestinezë