Itali, zbulohen pamje nënujore
të një galioni spanjoll të shek 17

Itali, zbulohen pamje nënujore <br />të një galioni spanjoll të shek 17
ITALI - Policia italiane ka bërë publike një video ku tregohen pamjet nënujore të disa topave të mëdha të cilat mendohet se mund t'i përkasin një galioni spanjoll, të përmbytur gjatë luftës në fund të shekullit të 17-të.

Eshtrat e luftanijes së lashtë u gjetën rastësisht gjatë muajit gusht nga një polic jashtë detyre, pasi ai po bënte snorkeling (sport, zhytje) rreth 500 metra larg bregut të Avolas, në juglindje të Sicilisë.

Zhytjet pasuese zbuluar praninë e pesë topave me këmbalecë të paprekur me rrota, një ngjarje e rrallë në rastin e gjetjeve të ngjashme.

Këmbalecët rrota ishin vendimtare për taktikën e luftës së galionit, pasi ato lejonin që topat të lëshoheshin në varg një pikë boshe, duke i hapur rrugën ekuipazhit për në bordin e anijes së kundërshtarit të tyre.

Një nga topat është nxjerrë në breg në mënyrë që të analizohet nga një ekip arkeologësh. Edhe pse kërkimet e tyre janë ende në vazhdim, policia beson se shpjegimi më i mundshëm është që topi i përkiste një galioni spanjoll të përmbytur nga luftanijet britanike, në një prej përballjeve shumë të njohura që kanë ndodhur mes dy fuqive detare në fund të 1600.

Zhytësit janë duke planifikuar për të studiuar më tej zonën që studiuesit besojnë se mund të jetë e mbushur me mbetje të tjera të të njëjtës betejë detare.

(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital