Itali/ Zbulohet 'streha e drogës', gjenden 76 kg kokainë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e drogës', gjenden 76 kg kokainë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Kokaina e sekuestruar

Itali- Policia zbuloi një strehë ku ruhej e përgatitej kokaina që shpërndahej në Italinë e Veriut, në një apartament në Sorisole, provinca e Bergamos. Agjentët sekuestruan 40 pako kokainë me peshë rreth një kilogram secila, të vendosura mbi tryezën e kuzhinës, si dhe 25 pako të tjera të fshehura në strukturën e divanit të dhomës së ndenjes.

Gjithashtu, u gjet edhe një shumë prej 6,570 eurosh në para cash

Policia ndoqi lëvizjet e një 37-vjeçari shqiptar, i cili përdorte furgonë të marrë me qira për të transportuar drogën. Të martën e kaluar, (19 nentor) me ndihmën e policisë rrugore të Arcore, ai u ndalua pranë daljes së autostradës A7 Milano-Gjenova, afër pikës së Assagos në Milano. Brenda një kompresori ajri, i cili ishte ngarkuar në automjet, agjentët gjetën një pako një kilogramëshe me kokainë.

Shoferi kishte me vete një çelës, që I çoi hetuesit në apartamentin e Sorisole-s, ku, përveç drogës dhe parave, gjetën edhe pajisje për paketimin e drogës, një makinë vakumi, një peshore precize, një peshore tjetër më e madhe, një bllok shënimesh me kontabilitetin e trafikut të drogës dhe një makinë për numërimin e parave.

Gjatë kontrollit në oborrin e ndërtesës, agjentët panë një person të dytë, një shqiptar 30-vjeçar, i cili nuk mundi të shpjegonte praninë e tij aty, por mbante një çelës të apartamentit. Për këtë arsye, edhe ai u arrestua.

Në total, u sekuestruan rreth 76 kilogramë drogë, të ndarë në pako me logo të ndryshme. Me urdhër të prokurorëve përkatës nga Prokuroritë e Milanos dhe Bergamos, 37-vjeçari u dërgua në burg në Milano, ndërsa 30-vjeçari në Bergamo. Gjykata ka konfirmuar arrestimin për të dy. /ANSA/ 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)