TIRANË - "4 projekte pilote të zhvillimit lokal". Kështu titullohet konferenca italo-shqiptare që është zhvilluar sot pasdite në Hotel Tirana International, organizuar nga Ministria e Turizmi dhe Zhvillimit Urban, Ambasada italiane dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik në Itali si bashkëfinancuese të këtij projekti.

GAIANI: PËRVOJË SHQIPËRISË NGA DECENTRALIZIMI YNË VENDOR
"Shpresohej në një projekt europian që të mblidhte gjithë trashëgiminë që kemi kultivuar prej kohësh për ta zbatuar në Shqipëri për zhvillimin e territorit. Ky kalim fondesh europiane nuk u realizua për një sërë arsyesh. Morëm idenë për të punuar për eksperimentim. Të eksperimentonim në 4 zona, lokalitete në Shqipëri si eksperiment në nivel shkencor", do të thoshte në fjalën e tij ambsadori italian, Massimo Gaiani. Ai shtoi se "kjo nuk ishte një kontribut në zhvillimin e Shqipërisë, nuk e kemi këtë mendjemadhësi, por të jepnim përvojën se decentralizimi vendor është shumë më i përparuar dhe të shihnim si mund të zbatohej në kontekstin shqiptar. Jam i lumtur që arritëm në përfundimin e këtyre projekteve në komuna në Shqipëri dhe përmes tyre mund të fitohet një dëshmi që do thellohet më tej". Gaiani theksoi se "duke marrë shkas nga interesi i fuqishëm nga qeveria shqiptare për një strategji për territorin, mund të mbështeteni në ambasadën italiane, që të japim përvojën italiane, për të përforcuar funksionimin e autoriteteve vendore shqiptare dhe të fuqizojmë bashkëpunimin dypalësh".

GJERMENI: PLANI I PËRGJITHSHËM KOMBËTAR, SFIDA MË E MADHE PËR QEVERINË RAMA
"Potencialet janë shumë të mëdha, mund të krenohemi, por s’jemi kujdesur siç duhet. Ambasada italiane ka dhënë përvjë dhe mund të japë në investime në territor dhe turizëm. Dera është e hapur për ta zhvilluar bashkëpunimin me projekte konkrete për mirëqeverisje dhe një jetesë më të mirë për qytetarët shqiptarë", u shpreh ministrja e MTZHU, Eglantina Gjermeni.
Ajo ka theksuar se "Plani i Përgjithshëm Kombëtar është sfida më e madhe për qeverinë Rama. Do dimë cilat janë potencialet, cila është zona më e mirë për turizëm, për bujqësi, prioritetet. Pa zhvillim të qëndrueshëm, pa kontroll cilësor mbi territorin, do ishte i pamundur zhvillimi i turizmit", tha Gjermeni.

DONATO: ZHVILLIM PËRMES KOALICIONEVE DHE PAKTEVE TERRITORIALE
Donato, drejtor i përgjishëm në Ministrinë Ekonomike italiane në fjalën e tij pyeti: "Pse jemi këtu dhe çfarë na shtyu të vinim në Shqipëri? Zhvillimi përmes një koalicioni territorial, afër njerëzve, afër nevojave, ideja e pakteve territoriale. Përvoja e parë me pakte territoriale europiane ka shumë vite në Itali, ku janë aplikuar 10 pakte nga të cilat 2 i sollëm në Shqipëri, krejt të ndryshme. Për të promovuar zhvillimin duhet të kemi parasysh çdo element të territorit. Ky mund të jetë model fitimtar për një vend si juaji. Do i bëjmë marketing ekonomik këtij territori, shërbime online bizneseve, lehtësim të praktikave administrative. Zhvillimi i kësaj zone në një menaxhim të mirë të territorit, por dhe të mirë dhe të rregull të mbetjeve".

EKSPERTI ITALIAN: DUAM T'JU EKSPORTOJMË MODELET TONA
Një përfaqësues nga pushteti lokal në krahinën Abbruzzo, komuna Chietti tha se krahina e Abruzzos ka 84 komuna, por këto krahina kuptuan se zhvillimi s’mund të kalonte veçse te bashkëpunimi. "Strategjia jonë është të mbështesim në novacione të projekteve të tyre. Të realizojmë projekte pilot në mbështetje të territorit. Të bëjmë marketingun e territorit dhe ta hapim ndaj fqinjve tanë. Për ne ky është territor fqinj, kufitar. Një zhvillimi i mirë nuk mund të mos mbajë parasysh mbrojtjen e mjedisit. Përfaqësuersit e komunave e kuptuan menjëherë këtë mesazh. Me përfaqësuesit e komunave punuam 12 muaj. Nuk kemi vetëm dëshirë mes miqsh. Por kemi dhe modele, që duam dhe mund t’i eksportojmë. Modeli ynë është më i lartë se mesatarja europiane, por është kënaqësi të punosh me njerëz që janë të ngjashëm me ne. S’mund të bëhet me njerëz që s’janë të ngjashëm. Pas një pune të përbashkët bashkia e Sarandës bëri gati planin e mbetjeve të integruara. Planet janë gati,  turizmi s’mund të presë, të zbatojmë çfarë kemi analizuar dhe studiuar", tha  eksperti italian.

ÇIPA: NUK MUJND TË SHKOJMË NË BE ME PLEHRA
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa referoi se "kemi probleme të dukshme në fushën e mjedisit, mbetjet urbane janë emergjencë akute për ndërhyrje. Integrimi në BE duhet bërë me legjislacion. Nuk mund të shkojmë në BE pa pastruar mbetjet që gjenerojmë vetë. Projekti pilot italian në Sarandë është mundësi e re për adaptimin e praktikave europiane".
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)