Italia është gjysmëfinalistja e fundit në Euro 2012 në Poloni e Ukrainë. Italianët, të dielën, në Kiev kanë mposhtur në çerekfinale anglezët pas serisë së penalltive, me rezultat 4:2, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas dy kohëve shtesë është mbyllur pa gola.
Në serinë e penalltive italianët u treguan më të suksesshëm, pasi vetëm Montolivo nuk arriti të shënojë, ndërsa te anglezët dështuan Jang dhe Kol. Pjesa e parë ishte tejet dinamike dhe me raste shumë të mira në secilën anë, por çuditërisht munguan golat. Italianët patën mundësi për të kaluar në epërsi që në minutën e 4-t, kur De Rosi dërgoi një ‘bombë’ në drejtim të portës së Xho Hartit nga 25 metra, por shtylla e djathtë ia mohoi golin.
Vetëm dy minuta më vonë Bufon shpëtoi rrjetën e portës së tij të paprekur, kur ndali me njërën dorë gjuajtjen e fortë të Xhonsonit nga afërsia. Presioni i anglezëve drejt portës së Bufonit ishte i madh edhe në minutat në vazhdim, por Runi (15’) nuk u tregua sa duhet i saktë me kokë, kurse në rastet tjera Bufon reagoi si duhet. Ndërkohë, italianët kërcënuan seriozisht portën e “Tre Luanëve” në minutën e 31-të, kur Baloteli nga një pozitë e volitshme gjuajti drejt në portierin anglez, si dhe në minutën e 39-të, kur Kasano dërgoi një goditje të fortë nga distanca, por Hart arriti ta ruajë të patundur rrjetën e tij.
Edhe pjesa e dytë nisi rrufeshëm për italianët. Ishte minuta e 48-të, kur De Rosi pati mundësi të pastër shënimi, por nga tri-katër metra i papenguar gjuajti mbi portë. Pesë minuta më vonë “Axurrët” patën tri raste shënimi brenda një aksioni. Fillimisht De Rosi gjuajti nga krahu i majtë, Hart e dëboi për shkurtazi topin deri te Balotelli, gjuatjen e të cilit e dëboi me këmbë, kurse në fund Montolivo e dërgoi topin jashtë kuadratit të portës.
Pas fillimit të furishëm të italianëve në 45 minutat e dytë, ritmi i lojës ra paksa dhe rastet para njërës dhe portës tjetrës ishin më të pakta, ngase të dyja palët ishin tejet të kujdesshme në mbrojtje dhe si rrjedhojë 90 minutat e rregullt përfunduar pa gola. Në shtesat dy herë nga 15 minuta rastin më të mirë për të shënuar e patën italianët, në minutën e 101-të, kur Diamanti në përpjekje për të krosuar për pak nuk e befasoi portierin anglez, duke e qëlluar shtyllën. Ndërkohë, në minutën e 115-të italianët shënuan, por goli u anulua pasi Noçerino ishte në pozicion jashtë loje.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com