TIRANE - Italia jep “ok” që eshtrat e qytetarëve italianë që ndodhen aktualisht në varret e vjetra në varrezat e Sharrës të sistemohen në varrezat murale. Në një letër të ambasadorit italian në Shqipëri Massimo Gaiani drejtuar nënkryetarit të bashkise se Tiranës Edmond Panariti shprehet vlerësimi për interesin që kjo bashki ka shprehur përsa i përket sistemimit të eshtrave të qytetarëve italianë.
“Propozimi Juaj për të grupuar trupat në një strukturë murale, që do të vendoset pranë varrezave gjen miratimin tim të plotë dhe dëshiroj t’ju falenderoj për këtë iniciativë të rëndësishme. Do të jetë angazhimi ynë, kontaktimi me pasardhësit e bashkëkombasve tanë, për t’i informuar lidhur me këtë iniciativë dhe deri në fund të muajit maj, t`iu vëmë në dijeni sa i përket realizimit të këtij projekti”, thuhet ne letrën e ambasadorit italian Gaiani drejtuar nënkryetarit Panariti.
(ns/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com