Një shqiptar nga Kosova 28-vjeç banues në Bolzano është dëbuar nga Italia, pasi dyshohet për lidhje me Shtetin Islamik, ISIS. Shqiptari ishte nën hetim prej disa muajsh nga autoritetet italiane.
/Shqiptarja.com
Ai raportohet se kishte mbështetur aktivitetin e organizatës “Rinia Islamike Kaçanik” ndërsa kishte qenë pjesë e xhihadistëve në 2014 dhe 15 në Siri.
Në përfundim të hetimeve shqiptari nga Kosova është depërtuar pas vendimit të firmosur nga ministri i Brendshëm Marco Minniti. Kosovari është shoqëruar në atdhe nga një avion i nisur nga aeroporti i Milanos.
dy.b/shqiptarja.com








