Italia dëbon Andrea Kercanaj, i cilësuar si bosi shqiptar i Frosinones! Me avion riatdhesohet në Tiranë

ROME- Një 47 vjeçar shqiptar i cilësuar nga mediat italiane si bosi shqiptar i Frosinones është dëbuar nga Italia. Mësohet se Andrea  Kercanaj është riatdhesuar mbrëmjen e së premtes, 31 maj 2024.

Andrea Kercanaj, 47 vjeç, një figurë udhëheqëse e krimit shqiptar në Frosinone, qarkullonte me armë në qendër të qytetit të shndërruar në një supermarket për shitje droge. Gjithashtu Kercanaj, në vitin 2021, u përfshi në përplasje me armë zjarri në burgun e Frosinone. Alessio Peluso, i njohur si O Niro, shefi i lagjes veriore të Mianos në Napoli, i cili donte të hakmerrej për një rrahje të pësuar disa ditë më parë, qëlloi me një armë të dorëzuar me dron.

Në Itali njihej edhe me emrin Sandro dhe nuk është i padëgjuar për policinë dhe gjykatat.

Në “CV”-në e tij penale, shqiptari ka dënime të shumta përfshirë edhe nga ato që kanë marrë formë të prerë. Bëhet fjalë për dënime të tilla si për vjedhje, armëmbajtje pa leje, zhvatje, shfrytëzim prostitucioni dhe drejtimin e një organizatë kriminale të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike e cila kishte shtrirje edhe në burgjet italiane. Il messagero shkruan se për shpërndarjen e drogës në burgje vinin në ndihmë dhe gardianët.

Armë me dron në burg për ta vrarë

Në vitin 2021, ndërsa ishte në burgun e Frosinones, Kercanaj u përfshi në një shkëmbim armësh zjarri. Alessio Peluso, i njohur si O Niro, bosi i lagjes veriore të Mianos në Napoli qëlloi me armë drejt Kercanajt për ta vrarë në shenjë hakmarrjeje, pasi pak ditë më parë shqiptari bashkë me 4 persona të tjerë e kishin rrahur. Arma kishte arritur në futej në burg përmes një droni

Çmimet e kokainës me spraj nëpër rrugë

Ndërsa vite më parë kishte arritur ti shpëtonte një tjetër atentati nga një shqiptar që e qëlloi me armë në fytyrë. Për muaj Kercanaj, 47 vjeçar luftoi mes jetës dhe vdekjes. Pas këtij atentati të mbetur në tentativë media italiane shkruan se ishte lufta për kontrollin e rrjetit të prostitucionit në rrugët e Frosinones. Më pas u arrestua dy herë, për shkak se kontrollonte shpërndarjen e drogës në banesat publike në rrugën Bellini, ku kokaina shitej 24/24 dhe çmimet e saj shkruheshin në mure me spraj.

Përplasjes mes dy grupeve shqiptare mbrëmjen e 9 marsit 2024  në qendër të Frosinones në Itali, në ‘shake bar’ ku për pasojë mbeti i vrarë me armë zjarri Mikea Zeka dhe u plagosën tre shqiptarë të tjerë konfirmoi se krimi shqiptar dominon në Frosinone vitet e fundit.

Dhe Kerkanaj, thotë policia “është një nga krerët e padiskutueshëm të krimit të organizuar shqiptar të kryeqytetit, në rrethet e të cilit mori jetë dhe përplasja në rrugën Aldo Moro që mbrëmjen e 9 marsit të kaluar i kushtoi jetën  të riut shqiptar.

Pavarësisht proceseve gjyqësore dhe hetimore të hapura ai u la i lirë pas 3 viteve burg. Por pas përplasjes me bandave në “Aldo Maro”, ku u vra 27-vjeçari Kasmi, policia intensifikoi kontrollet kundër krimit dhe prezenca e Kercanajt nuk kaloi pa u vënë re. Në këtë mënyrë, autoritetet italiane miratuan vendimin për dëbimin e tij me forcë dhe me një fluturim direkt e riatdhesuan në Shqipëri, shkruan il messagero 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja