Njeriu i cili u arrestua sot në mëngjes në aeroportin “Nënë Tereza”, në 2003 ishte liruar nga Gjykata e Tiranës pasi kishte paraqitur disa raporte mjekësore të falsifikuara. Ndërkohë që përtej Adriatikut, në Itali një gjykatë dënonte atë në mungesë dhe bandën e tij për trafik prostitucioni.
CELA U DËNUA NE 2003
Organizata kriminale e drejtuar nga Gëzim Çela ishte zbuluar nga policia italiane në vitin 2000. Ndërkohë që në mars të 2003 një gjykatë italiane dënoi bandën kriminle të drejtuar nga Gëzim Çela dhe Sajmir Sadria, dhe të përbërë nga 14 shqiptare, 4 italiane dhe 1 ukrainase.
Gëzim Cela, u dënua në mungesë, dhe sipas policisë italiane ai drejtonte trafikun nga Shqipëria, ndërkohë që në Itali komandonte Saimir Sadria. Këta të dy kanë marrë edhe dënimin më të madh, rreth 11 vjet burg secili.
Banda zotëronte trafikun e drogës dhe të prostitucionit të Udine dhe një pjesë të mirë të Italisë së Veriut. Lidhjet e saj shkonin deri në Gjermani dhe në Francë.
NË 2003 GJYKATA SHQIPTARE E LIROI
Për akuzën e trafikut të prostitucionit Gëzim Çela ishte dënuar dhe nga gjykata e Tiranës në 2003. Atërerë gjyqtari Arben Kostandini e kishte dënuar me shtatë vite e gjysmë burg. Pasi pranoi gjykim të shkurtuar për veprën penale të favorizimit të prostitucionit në rrethana rënduese, Çela ishte dënuar përfundimisht me 5 vite burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij Gëzim Gjini ishte dënuar vetëm me kohën e paraburgimit. Por këtë masë dënimi, Çela nuk e kreu pasi nxorri disa raporte mjekësore, me anë të të cilave vërtetonte se vuante nga tumori në gjurin e djathtë dhe do të operohej patjetër në një nga spitalet e Turqisë. Çela kishte arritur të siguronte një epikrizë nga mjekët e Spitalit Ushtarak, dhe raporte nga një spital në Turqi. Pas raporteve të siguruara në Turqi dhe disa të tjera të firmosura nga mjekët e Spitalit të Burgut, Gëzim Çela fiton të drejtën e lirimit me kusht nga gjyqtari Albert Meçe. Ndërsa Çela ishte liruar më kusht, Prokuroria arrin të zbardhë "mashtrimin" e tij.
DËNIMET E BANDËS
Gezim Cela, 35 vjec, me 11 vjet burg dhe nje gjobe 150 mije euro nga Gjykata e Shkalles se Pare Itali, per akuzen e favorizimit te prostitucionit; Saimir Sadria, 24 vjec, 10 vjet e 7 muaj burg, dhe 100 mije euro gjobe per shfrytezim prostitucioni dhe krijim te organizatave kriminale; Bajram Sadria, 58 vjec, denohet per akuzen e favorizimit dhe te shfrytezimit te prostitucionit denohet me 6 vjet burg; Perparim Ismalaj, 33 vjec, 6 vjet, 6 muaj e 15 dite dhe njemije euro gjobe, per akuzen pjesemarrje dhe krijim organizate kriminale; Sander Vataj, 43 vjec, 4 vjet dhe 9 muaj pjesemarrje dhe krijim organizate kriminale; Ilir Mihasi, 6 vjet, 5 muaj, 10 dite dhe 20 mije euro gjobe, akuza krijim dhe pjesemarrje ne organizate kriminale, favorizim dhe shfrytezim prostitucioni; Adem Celaj, 46 vjec, akuzuar per favorizim dhe shfrytezim te prostitucionit, 2 vjet, 6 muaj e 300 euro gjobe. Celaj eshte lehtesuar nga akuza e marrjes pjese ne organizaten ne kriminale; GezimGjini, 46 vjec, eshte denuar me 4 vjet, per te njejten akuze; Gjergj Bushpepa, 46 vjec, denohet me dy vjet burg, te cilat i ka kryer ne paraburgim; Giuseppe Campese, 30 vjec, denuar kater vjet, per pjesemarrje ne grupim mafioz, shfytezim dhe favorizim prostitucioni, denim i mbaruar; Nicola Fascicolo, 44 vjec, akuzohet per pjesemarrje dhe krijim organizate kriminale, denim 4 vjet, i mbaruar, por do te paguaje nje gjobe prej 100 eurosh; Maurizio Dal Dosso, 32 vjec, akuza, pjesemarrje ne shfrytezim prostitucioni, denuar nje vit 8 muaj, denim i mbaruar; Vincenzo Cifarelli, 51 vjec, nga Bari eshte denuar me 3 vjet dhe 8 muaj per te njejten akuze, denim i mbaruar; Tatiana Andreicik, 25 vjec, ukrainase denim i mbaruar, por do te perzihet nga Italia dhe do te paguaje nje gjobe.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com