Italia e frikësuar, Ventura:
Kualifikimi kalon nga Shqipëria

Italia e frikësuar, Ventura:<br />Kualifikimi kalon nga Shqipëria
Kombëtarja italiane pësoi një nga humbjet më të thella në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës, pasi u mund 3:0 nga Spanja në “Santiago Bernabeu” të Madridit. 

Kjo humbje shuan shpresat e “azurrëve” për të marrë vendin e parë në Grupin G për shkak të ndeshjes direkte dhe golavarazhit me spanjollët. 

Por, trajneri i të katërve, Gian Piero Ventura nuk ka dëshirë që të merret shumë me këtë përballje, pasi kërkon kualifikimin pikërisht në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Italia renditet e dyta, ndërsa me fitoren që Shqipëria arriti mbrëmjen e kaluar përballë Liechtenstein afrohet me katër pikë.  

“Tani e kemi detyrim fitoren me Shqipërinë dhe skuadrat e tjera të grupit. Duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë me kualifikimin. Fillimisht kemi si objektiv që të shkojmë në botëror, por nuk duhet që të eliminohemi aty duke luajtur vetëm tre ndeshje. Duhet që të rritemi në ndeshjet në vijim”, ka thënë trajneri.

Shqipëria do luajë përballë Italisë ndeshjen e kthimit në “Loro Boriçi” të Shkodrës, mbrëmjen e 9 tetorit. Përballja e parë në Palermo përfundoi me shifrat 2:0 për italianët. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon