Italia është një ‘makinë lufte’! 33 muaj pa humbje dhe 10 ndeshje pa pësuar gol (Video)

Italia e Roberto Mancinit është skuadra e parë e kualifikuar për në fazën e 1/8 të Euro 2020. Me dy fitore me të njëjtin rezultat 3-0 në dy ndeshjet e para të kaltërit po tregojnë se janë një “makinë lufte”. Kjo edhe për faktin se për të gjetur humbjen e fundit të Italisë duhet të shkosh në 10 shtator të vitit 2018-të pra 33 muaj më parë. Dhe që pas asaj humbjeje Italia fiton, bind, argëton dhe nuk gabon në asgjë duke arritur një rezultat fantastik me 29 ndeshje radhazi pa humbje.

Rekordi për Italinë me 30 ndeshje pa humbje është i skuadrës së  drejtuar nga Luigi Pozzo që daton që në vitin e largët 1939 dhe të dielën ndaj Uellsit djemtë e Mancinit mund ta arrijnë këtë rekord dhe mund ta thyejnë në ndeshjen e 1/8. Një Itali që argëton dhe që ndoshta prodhon futbollin më të mirë në Europë por edhe një skuadër që ka “kyçur” portën. Gjatë vitit 2021 porta e mbrojtur nga Gigio Donnarumma ende nuk është prekur dhe në total janë dhjetë ndeshjet radhazi që Italia nuk pëson gol.

Të kaltërit jo vetëm nuk pësojnë por janë një makineri goli në sulm.Në dhjetë sfidat e fundit Immobile me shokë kanë shënuar jo pak por 31 gola, gjashtë prej të cilëve në dy ndeshjet e Euro 2020.Ndërsa Manuel Locatelli bëhët lojtari i tretë italian që shënon dygolësh në Europian pas Pierluigi Casiraghi dhe Mario Balotellit. Shifra dhe lojë nga ato e mbrëmjeve magjike për Italinë që tashmë synon rekorde të reja e mbi të gjitha finalen e madhe të Euro 2020 në mitikun “Ëembley”./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët