Ndeshja mes ekipeve të Brazilit dhe Italisë në Gjenevë ka dhuruar shumë emocione dhe spektakël në Gjenevë. Në fund të 90' nuk ka fitues mes dy ekipeve, por tifozerisë që përjetoi momente të vecantë, pasi në fushë ishin disa nga futbollistët më të mirë në botë.

Pjesa e parë përfundon me avantazhin e Brazilit 2-0. Selesao shënon dy herë me Fred dhe Oscar, që befasojnë mbrojtësit e kaltër.


Pas pushimit të pjesës së parë, Italia rikthehet më e fortë duke shënuar fillimisht me De Rosin pas një topi të devijuar nga goditja e këndit, ndërsa më pas është Mario Baloteli që shënon një super gol në minutën e 57-të.

Pas 90' minutave rikonfirmohet Italia si një nga ekipet më të mira që nuk humb me ekipin e Skolarit nga 1982, ndërsa Brazili është një kantier i hapur para botërorit.


Dylber Balla