Sot Italia ka humbur një nga aktorët më të njohur të teatrit dhe kinemasë, Flavio Bucci, interpretuesi i shkëlqyeshëm, i njohur për personazhin e Antonio Ligabue dhe dhjetëra filma të tjerë.
73 vjeç, ai prej vitesh jetonte në Passoscuro, në bregdetin Romak dhe kishte fituar popullaritet të madh në fund të viteve '70 si protagonist i dramës televizive për Rai "Ligabue"
Në një intervistë për Corriere Della Sera në vitin 2018 , Bucci do shprehej
"Jeta është një dhe është e juaja, ju mund të bëni gjithçka që dëshironi me të. Unë nuk ndjehem fajtor ndaj askujt, nuk kam pendime por edhe nëse kam kjo nuk ndryshon asgjë. Të gjithë kërkojnë te unë përsosmërinë por ja që nuk jam i tillë. Nuk dua ta shfajësoj veten time dhe as nuk dua të shkoj në Parajsë. Ju e dini se sa mërzitshëm është atje. Jeta është një sërë gabimesh, gëzimesh dhe kënaqësish, nuk pendohem për asgjë, kam dashur, kam qeshur, kam jetuar”.