Italia i thotë "Jo" gazsjellësit
TAP që do kalonte në Shqipëri

Italia i thotë TAP që do kalonte në Shqipëri">
TIRANE - Italia i thotë “Jo” gazsjellësit TAP, që do të kalonte në Shqipëri. Vendimi negativ ka ardhur nga Komiteti i Rajonit të Puglias, i cili ka refuzuar kalimin e tubacioneve të këtij gazsjellësi në territorin e saj.

Shkak për këtë vendim është bërë efekti që ka në mjedis ky gazsjellës, me pak fjalë ndotja e lartë që do të shkaktojë në territorin ku kalon gazsjellësi.

Komiteti i rajonit të Puljas i ka kërkuar Ministrisë së Mjedisit në Itali të marrë në konsideratë rreziqet që vijnë nga zbatimi i këtij projekti.

Në pretendimet e tjera që ngre ky komitet është edhe ai se në dokumentacionin për projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik nuk ka të dhëna të mjaftueshme mbi teknologjinë që do të përdorët për zbatimin e projektit.

Sipas projektit janë rreth 200 km tubacione të këtij gazsjellësi që do të hyjë në Shqipëri pranë Mirasit të Korçës dhe do të dalin në detin Adriatik afër Fierit.

Transadriatik (TAP) është projekti i tubacionit për gazin natyror që do të transportojë gaz përgjatë 520 km nga rajoni i Kaspikut, nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, përmes Adriatikut, për në Itali dhe më tej në Evropën Perëndimore.

(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë