Italia, investim 11 milionë euro 
 për pajisjet e reja mjekësore

Italia, investim 11 milionë euro <br /> për pajisjet e reja mjekësore
Qytetarët e Tiranës do të përfitojnë tashmë shërbim të plotë e cilësor të kujdesit shëndetësor parësor në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve Nr. 3. Ndërhyrja është pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane për “Rikonstruksionin dhe pajisjen e 5 Poliklinikave në Tiranë, Korçë, Dibër dhe Gjirokastër” me një vlerë prej 5,080,000 Euro, përfshin rikonstruksionin dhe rehabilitimin e ndërtesës, furnizimin me pajisje mjekësore, Radiografi, Radioskopi dhe ECO të Përgjithshme, si dhe furnizimin me pajisje mobiljesh.

Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës që zhvilluan dje Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe Ambasadori Italian në vendin tonë, Massimo Gaiani, për të përuruar mbylljen e projektit për rikonstruksionin dhe furnizimin me pajisje mjekësore të këtij institucioni shëndetësor me mbështetjen teknike e financiare të Zyrës së Bashkëpunimit Italian për Zhvillim (Cooperazione Italiana allo Sviluppo).

“Është pjesë e një investimi të rëndësishëm që falë ndihmës bujare të popullit italian nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit Italian për Zhvillim (Cooperazione Italiana allo Sviluppo) jepet në disa qytete të Shqipërisë, në Tiranë, në Korçë, në Gjirokastër dhe në Peshkopi,” – tha Ministri Beqaj. Ndërkohë, Ambasadori Gaiani vuri në dukje se angazhimi i përgjithshëm i ndihmës italiane në sektorin socio-sanitar arrin vlerën e përgjithshme prej 11 milion Euro, duke theksuar se në të njëjtën kohë, “është edhe po aq i rëndësishëm kontributi i të gjithë mjekëve që punojnë ditë për ditë në këto qendra shëndetësore, dhe sigurisht mbështetja që siguron Ministria e Shëndetësisë për qëndrueshmërinë e këtyre projekteve”. 



Redaksia “Shqiptarja.com”

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë