Policia italiane shkatërron një bazë prostitucioni në Bologna drejtuar nga një 31-vjeçar shqiptar me iniciale E.B të njohur me pseudonimin “Masimo”. Mësohet se shqiptari i cili kishte mbështetjen e katër italianeve të cilët gjithashtu janë ndaluar nga policia, akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe mashtrim fiskal.
 
Sipas informacioneve që media ka marrë nga policia e vendit fqinj, shqiptari rezultonte të ishte pronar i një klubi nate me emrin “Blade Runner”, ndonëse me dokumente ky lokal administrohej nga persona të tjerë. Në këtë lokal ai kishte ngritur një rrjet të gjerë prostitucioni me qëllim përfitimin financiar. Madje në ambientet e tij është zbuluar se klientëve të përhershëm u shitej kokainë.