Plani i Gjermanisë për të financuar organizata bamirëse që ndihmojnë emigrantët në Detin Mesdhe shkakton vështirësi për Italinë, tha të dielën Ministri i Mbrojtjes Guido Crosseto, ndërsa Roma përpiqet të forcojë masat për të penguar hyrjen e migrantëve përmes rrugëve detare.
Sipas mediave italiane, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë tha të premten se Berlni po zbatonte një program financiar parlamentar në mbështetje të ekipeve të shpëtimit në det dhe projekteve në terren.
“Kemi marrë shumë aplikime për financime. Shqyrtimi i aplikimeve është përmbyllur në dy raste”, i tha zëdhënësi agjencisë së lajmeve Reuters, duke shtuar se "shuma e financimit varionte nga 400 mijë deri në 800 mijë euro për çdo projekt”.
Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosseto i tha gazetës “La Stampa” se Roma e kishte parë këtë veprim të Gjermanisë si “shumë serioz” duke shtuar se qeveria italiane është e angazhuar në luftë ndaj trafikuesve të qenieve njerëzore që sipas tij duhet të trajtohen si “kriminelë ndërkombëtarë”.
“Berlini pretendon të mos e bëjë një gje të tillë, dhe duke vepruar kështu, i krijon probleme një vendi, që në teori duhet të ishte vend mik”, tha zoti CrossEto.
Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani 132 mijë migrant kanë mbërritur me varka në Itali, krahasuar me 69 mijë emigrantë që kishin mbërritur në vend, në të njëjtën periudhë, vitin e kaluar./VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?
-
Po
19.9%
-
Jo
71.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 397
Lajme të tjera
-
Begaj merr pjesë në inagurimin e murales së Skënderbeut dhe bashkisë së re të Cerzeto-s
2 Maj, 19:05
-
Goditet rrjeti i mashtrimeve nëpërmjet Call Center në Europë, zbulohen mbi 10 mijë raste me dëm mbi 10 mln euro! SPAK: Bazë edhe në Tiranë, ja çfarë u sekuestrua
2 Maj, 16:37
-
Itali/ Ishte duke kaluar rrugën, shqiptarja përplaset nga makina, humb jetën
2 Maj, 15:05
-
Anija shqiptare ‘Lisus’ me mision në Egje, asistoi në shpëtimin e 36 emigrantëve që udhëtonin me gomone
2 Maj, 10:21
-
Itali/ Ermal Meta këndon ‘Haleluja’ në shi, por më pas del dielli! Duartrokitet nga publiku (VIDEO)
1 Maj, 19:31
-
VIDEO/ Kaiser, kjo është për ty! Nderim fenomenal i fansave të Bayern Munich për të ndjerin Franz Beckenbauer
1 Maj, 14:22
-
Itali, presidenti Begaj nis turin e dytë të vizitave në Kozenca të Kalabrisë me komunitetin arbëresh
1 Maj, 09:50
-
Gjermani/ Oficeri i afërt me AfD pranon se ka spiunuar për Rusinë
1 Maj, 08:57
-
Presidenti Begaj nis vizitën zyrtare në Kalabri, do të inagurojë bustin e Skënderbeut në disa komuna
30 Prill, 09:46
-
Scholz: Hapa konkretë për themelimin e Asociacionit, të rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
30 Prill, 07:37
-
Itali/ Dy shqiptarë futen për të vjedhur në banesë, pronari italian plagos njërin prej tyre
29 Prill, 22:53
-
Gjermania arreston një rus që dyshohet se vrau dy ushtarë ukrainas
29 Prill, 19:37