Italia ‘kthehet një shekull pas’, në më pak se 20 vite 'arratisja' është rritur 87%! Shqetësues numri i të rinjve, gati 2 mln emigrantë nën moshën 35 vjeç

Italia ‘kthehet një shekull pas’, në më pak se 20 vite 'arratisja' është rritur 87%! Shqetësues numri i të rinjve, gati 2 mln emigrantë nën moshën 35 vjeç

Vajzë italiane në proteste (Foto iluestruese)

Rreth 841,000 të mitur dhe mbi 1.2 milionë të rinj të moshës nga 18 deri në 34 vjeç aktualisht jetojnë jashtë Italisë. Të rinjtë nën 35 vjeç përbëjnë 42% të totalit të nisjeve vjetore për mërgim. Për të mos përmendur ata që vendosin të lëvizin vetëm për periudha të shkurtra studimi.

Italia duket se është kthyer një shekull pas. Sepse një numër në rritje i italianëve, veçanërisht të rinjtë, po largohen nga vendi për në vende të tjera. Kështu bëhet e ditur nga Raporti i fundit “Italianët në botë” nga Fondacioni Migrantes, në një shkrim të TG COM24.

Sipas analizës, aktualisht janë gati dy milionë italianë që i përkasin brezave të fundit të regjistruar në listat si rezidentë jashtë vendit. Nga këta, rreth 841,000 janë të mitur (14.5% e totalit të emigrantëve) dhe mbi 1.2 milionë (aq sa 21.8% e të huajve) janë nga 18 deri në 34 vjeç. Dhe, nëse për të parët mund të ketë arsye familjare, si ikja me prindërit, për të dytët motivimi lidhet pothuajse gjithmonë me nevojën, me kërkimin e një perspektive njerëzore dhe pune.

Në fakt, moshat nën 35 vjeç përbëjnë edhe rreth 42% të totalit të nisjeve vjetore vetëm për emigrim. Për më tepër, që të gjithë ata që largohen për studime dhe projekte mobiliteti trajnimi - të cilëve nuk u kërkohet të regjistrohen si emigrabntë, të bëjnë të imagjinohet se shifrat janë shumë më të larta.

Por, mediat italiane shkruajnë se përtej të dhënave të përgjithshme, mbi të gjitha tendenca e rritjes së fenomenit ajo që duhet të shqetësojë më shumë. Nga viti 2006 deri në vitin 2022, lëvizshmëria italiane u rrit me 87% në përgjithësi. Një arratisje që mediat italiane thonë se as pandemia nuk e ka ndërprerë, por vetëm e ka ngadalësuar.

Nga janari deri në dhjetor 2021, për shembull, 195,466 shtetas italianë janë regjistruar si të larguar. Edhe sikur të kishte 83 781 largime gjatë vitit 2021, shifra më e ulët e regjistruar që nga viti 2014, kur ishin mbi 94 mijë.

Megjithatë, duhet thënë se, kohët e fundit, “pesha” e komponentit të të rinjve është gjithnjë e më e rëndësishme. Siç thekson portali Skuola.net, ata që janë larguar nga janari deri në dhjetor 2021 janë kryesisht meshkuj (54,7% e totalit), nga 18 deri në 34 vjeç (41,6%), nga mosha 35 deri në 49 vjeç) (23,9%),, të miturit bien në 19.5%. Duke përsëritur atë që ndodhi në vitin 2020, kur gjithnjë e më shumë të rinj dhe më pak të moshuar (-19.6%) dhe familje u larguan.

78.6% e atyre që u larguan nga Italia për të mërguar gjatë vitit 2021 shkuan në Evropë, 14.7% në Amerikë, më konkretisht në Amerikën Latine dhe pjesa e mbetur 6.7% e ndarë midis kontinentit aziatik, Afrikës dhe Oqeanisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët

Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët