GOLAT/ Italia lë pas problemet me bastet, 'poker' Maltës! Hungaria thyen Serbinë, ballkanasit rrezikojnë kualifikimin

Italia e mbërthyer nga skandali i futbollistëve të kombëtares të cilët luanin baste ka lënë pas momentin e keq jashtë fushe, duke ftuar lehtësisht 4-0 kundër Maltës për kualifikueset e Europianit. Golin e parë të ndeshjes të zhvilluar në Bari e realizoi Bonaventura, i cili vendosi rekordin e lojtarit më të vjetër që realizon për ‘axurrët’, në moshën 34-vjeçare e 53 ditë. Më tej shkëlqeu Berardi me ‘dopietë’, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Frattesi.

Golat e ndeshjes Italia-Maltë mund ti shikoni duke klikuar këtu.

Me këtë fitore Italia u rikthye në vendin e dytë me 10 pikë, po aq sa Ukraina e vendit të tretë. Edhe ukrainasit bënë detyrën në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, duke fituar pastër 2-0. Në ndeshjen e zhvilluar në Pragë për shkak të luftës realizuan Sudakov dhe Karavaev.

Edhe Danimarka bëri detyrën në grupin H duke fituar 3-1 kundër Kazakistanit. Në ndeshjen e zhvilluar në Copenhagen realizoi Uind dopietë dhe Skov.

Pas 7 ndeshjeve nordikët janë në kuotën e 16 pikëve, po aq sa Sllovenia e vendit të parë që fitoi 3-0 kundër Finlandës.

Në grupin G Serbia pësoi disfatë me rezultatin 2-1 kundër Hungarisë. Pavlovic riktheu baraspeshën e përkohshme për ballkanasit, ndërsa hungarezët siguruan tre pikët me golat e Sallai-t. Kjo ishte një përballje për vendin e parë, ndërsa pas humbjes Serbia rrezikon edhe vendin e dytë nga Mali i Zi.

Golat e ndeshjes mund ti shikoni këtu

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor