Italia me Baloteli dhe Di Natale,
publikohet lista për në Euro 2012

Italia me Baloteli dhe Di Natale,<br />publikohet lista për në Euro 2012
Italia do të mbështetet edhe tek Di Natale në Europianin 2012, sipas listës së fundit të trajnerit Prandelli. Në këtë listë prej 32 emrash, bie në sy mungesa e shumë lojtarëve të rëndësishëm që më parë kanë qenë pjesë e përfaqësueses si sulmuesit Pacini, Xhilardino, Osvaldo, Kualjarela e Matri, por edhe mesfushorë si Pepe dhe Akuilani.

Lista paraprake e Italisë për Euro 2012 ka ngjallur mjaft habi pasi në të ka patur shumë surpriza të mëdha. Ndër lojtarët më pak të pritur ka qenë Marko Verrati, mesfushori i Peskara në Serinë B italiane.

Në listë bie në sy edhe grumbullimi i Antonio Di Natales, i cili pavarësisht moshës 34 vjeçare, e ka merituar një thirrje të tillë pasi është golashënuesi më i mirë italian i viteve të fundit në Serinë A. Duket se ai bashkë me Balotelin dhe Kasanon do të përbëjnë treshen e sulmit të Italisë në pjesëmarrjen në Evropian.

Në këtë listë prej 32 emrash, bie në sy mungesa e shumë lojtarëve të rëndësishëm që më parë kanë qenë pjesë e përfaqësueses si sulmuesit Pacini, Xhilardino, Osvaldo, Kualjarela e Matri, por edhe mesfushorë si Pepe dhe Akuilani.

LISTA PARAPRAKE E ITALISË:
Portierë: Xhanluixhi Bufon (Juventus), Morgan De Sanktis (Napoli), Salvatore Sirigu (PSZH), Emiliano Viviano (Palermo).
Mbrojtës: Injacio Abate (Milan), Davide Astori (Kaljari), Federiko Balzareti (Palermo), Andrea Barzalji (Juventus), Salvatore Boketi (Rubin Kazan), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhorxhio Kielini (Juventus), Domeniko Krishito (Zenit Shën Petersburg), Kristian Maxhio (Napoli), Anxhelo Ogbona (Torino), Andrea Ranokia (Inter).
Mesfushorë: Luka Çigarini (Atalanta), Daniele De Rosi (Roma), Alesandro Diamanti (Bolonja), Emanuele Xhakerini (Juventus), Klaudio Markizio (Juventus), Rikardo Montolivo (Fiorentina), Tiago Mota (PSZH), Antonio Noçerino (Milan), Andrea Pirlo (Juventus), Ezekuiel Skeloto (Atalanta), Marco Verrati (Peskara).

Sulmues: Mario Baloteli (Mançester Siti), Fabio Borini (Roma), Antonio Kasano (Milan), Matia Destro (Siena), Antonio Di Natale (Udineze), Sebastian Xhiovinko (Parma).
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës

Ardit Rada: Mandati i Berishës s’i duhet as vetë atij, e jo më Ramës