Italia ka regjistruar 10,010 infeksione të reja në 24 orë duke shënuar një rekord të ri që nga përhapja e virusit, 13% nga niveli më i lartë i mëparshëm prej 8,804.
Ministria raportoi 55 vdekje të reja për shkak të virusit, shumë më pak se në kulmin e pandemisë në muajt Mars dhe Prill kur u arrit një kulm ditor me më shumë se 900 viktima.
Numri i personave në kujdes intensiv është rritur në mënyrë të vazhdueshme.
Italia ishte vendi i parë në Evropë që u prek rëndë dhe ka numrin e dytë më të lartë të të vdekurve në kontinent pas Britanisë ndërkohë që në vend janë kthyer një sërë kufizimesh.