Italia merr presidencën e Komitetit të Ministrave të KiE, ambasadori Bucci: Drejtësia dhe demokracia, prioriteti ynë

Me rastin e marrjes së Presidencës së komitetit të ministrave të Këshillit të Europës nga Italia, ambasada italiane në Tiranë bëri bashkë dhjetëra personalitete të politikës, gazetarisë dhe diplomacisë.

Ambasadori italian Fabrizzio Bucci shpalosi edhe përballë politikës shqiptare prioritetet, duke thënë se drejtësia dhe demokracia e institucioneve do të jetë në fokus të presidencës italiane në krye të një prej organeve më të rëndësishme të Këshillit Europian.

"Kjo është një marrëveshje e rëndësishme, shumë sfiduese dhe këtu do flasim për pikat kryesore që do ndjekim gjatë presidencës tonë. E para do jetë mbi demokracinë e institucioneve dhe do fokusohemi psh tek të drejtat tuaja, të grave, barazia gjinore, sidomos do fokusohemi tek të rinjtë, sepse siç e dini Tirana vitin tjetër do jete në Këshillin e Rinisë Europiane. Fokusi tjetër do jetë drejtësia, do ketë një mbledhje të ministrave europiane të drejtesise në Venecia, tha Bucci.

Aktiviteti i zhvilluar në rezidencën italiane përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, e për këtë arsye përfaqësuesja e zyrës së Këshillit Europian në Shqipëri, tha se KE do të punojë për ta patur prioritet barazinë gjinore.  Shqipëria është pjesë e Këshillit Europian që prej vitit 1995.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur