Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënën një paketë me masa të ashpra për ta kufizuar migrimin e paligjshëm përmes Mesdheut, pas një fluksi me mijëra migrantë në javën e kaluar.
Për pasojë janë stërngarkuar qendrat e imigrimit. Kabineti i kryeministres italiane, Giorgia Meloni ka vendosur që ta rrisë periudhën maksimale të ndalimit nga gjashtë muaj në 18 të tillë.
Periudha e shtuar është e nevojshme për të vërtetuar nëse një person ka të drejtë të qëndrojë në Itali, apo të dëbohet menjëherë prej qendrave të ndalimit.
Përveç kësaj, Ministria e Mbrojtjes do të krijojë “struktura” për t’i ndaluar migrantët që kanë hyrë në Itali ilegalisht. Disa burime kanë thënë se të gjithë pjesëmarrësit në takim kanë qenë të të njëjtit mendim për ashpërsim të rregullave për migrantët.
Ditëve të fundit, mijëra migrantë kanë kaluar në ishullin italian në Lampeduzas, pas një udhe të gjatë me anije nga Afrika. Vetëm të martën e javës së kaluar, më shumë se 5.000 persona kanë arritur në këtë ishull mes Sicilisë dhe Afrikës së Veriut, rekord brenda 24 orëve. Meloni ka thënë se një qasje më e ashpër është e domosdoshme.
Në të njëjtën kohë, ajo u ka shpallur luftë bandave të kontrabandistëve.
“Lufta kundër migrimit masiv dhe trafikantëve është luftë për Italinë dhe për Evropën”, tha Meloni.
Lufta kundër migrimit të paligjshëm ka qenë një prej zotimeve kryesore të Melonit në fushatë parazgjedhore. Ajo është në krye të politikave italiane qe 11 muaj./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.3%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 3245
Lajme të tjera
-
Procesi i regjistrimit, Balla takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali: Synimi i nismës, garantimi i së drejtës së votës
30 Shtator, 15:24
-
Shpërthen zjarri në bordin e tragetit në Itali, evakuohen dhjetëra pasagjerë
30 Shtator, 14:29
-
“Vezët e Arta” çon në pranga 8 persona në Itali, mes tyre edhe shqiptarë, akuzohen për trafik droge
30 Shtator, 14:19
-
‘Ti je e imja, e askujt tjetër’, ekzekutoi ish-gruan me plumb në kokë, vetëvritet burri i shqiptares në Itali! Xhelozia për lidhjen e re të viktimës shkak i vrasjes
30 Shtator, 08:20
-
U arrestua dhe u ekstradua drejt Italisë për të vuajtur dënimin për drogë, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të ‘Zotit të Drogës’
29 Shtator, 13:53
-
'Vrapo, mami ka vdekur' fëmijët gjetën të vrarë Klodiana Vefan në mes të rrugës! Detaje nga krimi i rëndë në Itali
29 Shtator, 12:55
-
OKB: Mbi 2,500 emigrantë të vdekur ose të zhdukur në Mesdhe në 2023
29 Shtator, 07:25
-
Francë/ ‘Hipëm në kamion për të shkuar në Angli’, BBC ndihmon në shpëtimin e 6 emigrantëve të fshehur në kamionin frigoriferik
28 Shtator, 09:41
-
FOTO/ Vizita e Ramës në Itali, kryeministri ndan foto nga takimi me Melonin: Plane dhe projekte konkrete me interes ekonomik
28 Shtator, 08:12
-
Vizita në Itali, Rama pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministrja Meloni! Takim 'kokë më kokë' dhe mes dy delegacioneve (VIDEO)
27 Shtator, 18:04
-
VIDEO/ Sherr në mes të restorantit në Venecia, kamerierët shkelmojnë dhe godasin me karrige klientët e huaj
27 Shtator, 10:46
-
Frikë dhe panik në Itali, tërmeti me magnitudë 4.2 ‘shkund’ Napolin! Njerëzit dalin në rrugë
27 Shtator, 09:37