Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Giorgia Melonin për fitoren e saj në zgjedhjet e Italisë.

‘Italia foli qartë!

Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi.

Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë.’- shkroi Meta.


Lajmi kryesor:

Bashkimi Evropian, i trembur nga fitorja e Melonit në Itali, opozita shqiptare 'në ekstazë': Simbol i vlerave të mëdha