Italia mori nga BE-ja 100 mijë doza më pak të vaksinës Pfizer nga sa pritej

Italia mori nga BE-ja 100 mijë doza më pak të vaksinës Pfizer nga sa pritej

Foto ilustruese e vaksinës

ITALI- Itali mori 100 mijë doza më pak të vaksinës Pfizer/BioNTech sesa pritej këtë javë, tha zyra përgjegjëse për shpërndarjen e vaksinave të vendit të mërkurën për CNN.

Sipas marrëveshjes midis BE dhe kompanive të vaksinave, Italia duhet të marrë 470,000 doza të vaksinës Pfizer çdo javë.

Këtë javë ajo mori vetëm 370,000 doza.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, Italia deri më tani ka administruar gati 250,000 vaksina deri më tani, që është 54.1% e dozave që ka marrë këtë javë.

Vendet e Bashkimit Evropian po hapin programet e tyre të vaksinave, por shumë janë kritikuar për fillimin e vonuar.

Në Itali vaksinimi i qytetarëve ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane. Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar  2.181.619, ndërkohë që ai I viktimave është 76,329 që nga fillimi I pandemisë, në të gjithë vendin.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë