Italia na shuan shpresat për
botëror, tifozët bëjnë 'autogol'

Italia na shuan shpresat për<br />botëror, tifozët bëjnë 'autogol'
Shqipëria është mposhtur nga Italia me rezultatin e pastër 2-0 duke i dhënë lamtumirën objektivit për vendin e dytë në grup.
 
Italia shënoi nga një gol për secilën pjesë, fillimisht me De Rosin me penallti në minutë e 12, ndërsa në pjesën e dytë në të 71' shënoi Imobile duke vulosur fitoren.
 
Shqipëria zhvilloi një ndeshje pozitive duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarit, por Cikalleshi dhe Roshi nuk arritën që të tregoheshin të saktë para portës, pasi humbën dy raste të arta për të shënuar në pjesën e parë.
 
Por, ndryshe nga sa pritej, sfida nuk ka qenë e qetë në shkallët e stadiumit, pasi tifozët shqiptarë në minutë ne 57 të ndeshjes hodhën tymuese në fushë duke e ndërprerë për mbi 10 minuta.
 
Trajneri De Biasi dhe kapiteni Agolli përmes atoporlantit u bënë thirrje tifozëve që të qetësohen.
 
Pas ndërprerjes ndeshja rifilloi, por në mënyrë më të keqe për Shqipërinë, pasi pësoi edhe golin e dytë.

Në dy ndeshjet e tjera të grupit, Spanja fitoi 4-1 me Izraelin, ndërsa Maqedonia 3-0 me Lihteshteinin. Pas 5 ndeshjeve në grup kryesojnë Italia me Spanjën me nga 13 pikë, Izraeli 9 pikë, Shqipëria mbetet në kuotën e 6 pikëve, Maqedonia 3 pikë dhe Lihteshteini 0 pikë.

[gallery]21580[/gallery]
Zhvillimet minutë pas minute nga ndeshja Itali-Shqipëri

90' Përfundon ndeshja 2-0 për Italinë

71' Italia shënon golin e dytë me Imobile

66' Largohet Lila, në fushë Sadiku, Shqipëria me dy sulmues.
 
65’ Goditje nga këndi, Bonucci godet me kokë, topi përfundon jashtë.
 
64'
Strakosha shpëton portën nga një gol i sigurt duke pritur goditjen e Candreva.

60' Rrezikon Italia me Belotin për të shënuar golin e dytë, por topi kalon mbi kuadrat.

Pas mbi 10 minutash ndërprerje ka rifilluar ndeshja Itali- Shqipëri në Palermo. Trajneri De Biasi dhe kapiteni Agolli bashkë me pjesën tjetër të ekipi kanë qetësuar tifozët e ekipit kombëtar që hodhën në fushë tymuese.

57' Ndeshja Itali-Shqipëri është ndërprerë për shkak se tifozët kuqezi kanë hedhur tymuese dhe fishekëzjarrë në fushë për disa minuta. Lojtarët e ekipit kombëtar të futbollit kanë shkuar me shpejtësi në drejtim të tribunës ku ndodhen tifozët kuqezi duke u kërkuar që të mos hedhin tymuese në fushë.



[gallery]21578[/gallery]
56' De Rosi godet me kokë një top të krosuar nga Candreva, por jashtë.
 
55' Tifozët Kuqezi hedhin tymuese në fushë.

47' Kroson Imobile në zonë, Hysaj largon topin me qetësi dhe del përpara.
 
46' Nis pjesa e dytë, asnjë ndryshime në formacione, Italia në sulm.

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Itali- Shqipëri 1-0

45' Rasti tjetër shumë i mirë për Shqipërinë, Roshi i vetëm përballë Buffon gjuan mbi kuadrat, humbet një mundësi të artë për të barazuar.

44' Italia nga këndi, largon Lila, por rrezikoi të dërgonte topin në portën e tij.
 
42' Tjetër mundësi e mirë për Italinë, godet fuqishëm Beloti, grushton Strakosha.
 
40' Goditje këndi për Shqipërinë. Kroson Memushaj, godet Ajeti, por jo saktë, Roshi tenton të rrezikojë, por sfera del jashtë vijave.
 
35' Rrezikon sërish Italia me Belotin, por mbrojtja mike largon topin me shpejtësi.

30' Kroson Insinje, topi shkon në shtyllën e dytë, vrapon Bonuci, por nuk e arrin.

24' Kroson Verrati, del Strakosha duke mbyllur aksionin.
 
23' Nervozizëm i Agollit, ndëshkohet me karton të verdhë, do të mungojë me Izraelin.

22’ Roshi godet lehtë dhe në qendër të portës, pret Buffon pa problem.

18’ Zbritje e shpejtë për Italinë, por Strakosha mbyll një krosim të Belotit në zonë.

12' Belotti kontakt me Bashën në zonë, arbitri akordoi 11-metërsh. Memushaj u ndëshkua me të verdhë për protesta. Gjuan dhe shënon De Rosi. 1-0 për Italinë

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë