'Italia në fazën 2', Alban Daci: Italianët do të shijojnë lirinë, pas izolimit të gjatë

Këtë të hënë, Italia ka hyrë në fazën e dytë dhe më në fund pas një kohe të gjatë në izolim, italianët do të shijojnë lirinë, por duke ruajtur rregullat e distancimit social. Sipas gazetarit, Alban Daci, në këtë fazë janë hapur parqet, transporti publik, si dhe do lejohen ceremonitë mortore me më shumë sesa 15 persona. Gjithashtu do të lejohet edhe takimi i të afërmeve dhe baret të cilat do të shërbejnë.

Përveç gjërave negative kjo pandemi, sipas Dacit ka sjellë edhe diçka pozitive siç është përdorimi i biçikletës. Për këtë në ditët në vijim do të ketë edhe nxitje dhe rimbursim nga shteti për ata që do të blejnë një të tillë.

Lajmi i mirë sipas Dacit vjen edhe për kërkimet për vaksinën. Një institut në Romë ka bërë aplikimin e antikorpeve tek kafshët dhe është bërë izolimi i Covid-19 tek ta.

"Sot pothuajse shumë pak qytetarë janë të interesuar për shifrat e të prekurve me Covid-19 apo për shifrat e të vdekurve. Zyrtarisht kemi hyrë në fazën e dytë,  e cila është konceptuar edhe me disa mini faza. Në fazën e dytë hapen parqet, varrezat për të bërë të mundur ceremonitë mortore me një pjesëmarrje prej më shumë se 15 personash. Do hapen shëtitoret. Është e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura. Ka mjaft lehtësira. Nga sot maskat do të kushtojnë deri në 50 cent. Pothuajse të gjitha pikat e shitjeve kanë maska. Gjithashtu do të lejohen të takohen edhe të afërmit. Të gjitha baret dhe restorantet ofrojnë shërbime. Ka pasur disa problematika të vogla për transportin publik, por po menaxhohen mirë. Nga data 17 maj parashikohet që të hapen të gjitha dyqanet e rrobave.  Dje ka qenë numri më i vogël i të vdekurve që nga fillimi i kësaj pandemi si dhe ka qenë numri më i madh i të shëruarve. Spitalet Covid shumica po lirohen. Një institut në Romë ka bërë kërkime shumë premtuese për vaksinën.  Ka bërë aplikimin e antikorpeve tek kafshët dhe kanë bërë izolimin e Covid.  Aspekti ekonomik vijon të jetë problematik. Nëse ka probleme me mos respektimin e distancës, shoferët e autobusëve duhet të lajmërojnë policinë, por kjo problematikë nuk është vënë re, pasi njerëzit e kërkojnë vetë distancën Kjo pandemi  ka sjell edhe diçka pozitive. Është rizbuluar biçikleta. Në ditët në vazhdim do të ketë nxitje dhe rimbursim nga shteti nëse qytetarët blejnë biçikleta", tha gazetari, Alban Daci. 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit