Italia në kaos, trajneri Ventura
rrezikon shkarkimin

Italia në kaos, trajneri Ventura<br />rrezikon shkarkimin
Italia arriti objektivin minimal fazën e play-off të Botërorit. Kjo erdhi falë fitores së Belgjikës në ndeshjen ndaj Bosnje Hercegovinës dhe përpara takimit të së hënës ndaj Shqipërisë. Në këtë aspekt duket sikur të kaltërit nuk kanë objektiva në ndeshjen e fundit në grup por duke lexuar mediat italiane kupton se ndaj Shqipërisë Italia luan gjithçka.

Së pari një rezultat pozitiv ndaj djemve të Panuccit do të thotë short më i lehtë në fazën Play-off duke evituar kundërshtarët e fortë dhe së dyti ai që luan gjithçka është trajneri Gian Piero Ventura. Mediat italiane bëjnë me dije se pozicioni i trajnerit Ventura nuk është nga më të mirët. La gazzeta Sportiva shkruan sot në faqe të parë se Ventura është me shpatulla pas murit dhe se ka kundër senatorët e skuadrës. Lojtarët lider tek Italia po ankohen për modulin e lojës .

Ata duan që të kthehet skema 3-5-2 ndërsa trajneri duket se edhe në “Loro Boriçi” do vijojë me skemën 4-2-4. Drejtuesit e federatës Italiane dje kanë braktisur grumbullimin e skuadrës duke lënë të nënkuptohet se trajneri është në dyshim. Lojtarët po ashtu kanë bërë një mbledhje mes tyre ku Ventura nuk ka qenë i pranishëm. I vetmi që i ka dalë në mbrojtje është kapiteni Buffon i cili po ashtu premton se do I dërgojë të kaltërit në Botëror. Pra kush mendonte se Italia do vijë pa objektiva në Shkodër e ka gabim. Të kaltërit luajnë gjithçka ndaj Shqipërisë.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool