Andrea Pirlo dhe De Rossi do të mungojnë në ndeshjen e Kupës së Konfederatave kundër Brazilit për shkak dëmtimesh që i kanë pësuar në ndeshjen e fundit përballë ekipit të Japonisë dhe kartonave të verdhë.

Pirlo është diagnostifikuar me një problem muskulor pas ndeshjes kundër Japonisë, që përfundoi me rezultat 4-3 në të mirë të italianëve.

“Gjatë ndeshjes kundër Japonisë, Pirlo ndjeu dhimbje në muskulin e këmbës së djathtë. Testet qe i bëmë treguan një tendosje të lehtë muskulore.

Rikthimi pritet të jetë në çerekfinale, e jo në ndeshjen kundër Brazilit”, ka thënë doktori Enrico Castellacci.

Ndërsa De Rossi do të mungojë në këtë ndeshje pasi ka marrë dy kartonë të verdhë në dy ndeshje.


d.b/shqiptarja.com