Italia pezullohet Small Planet
Airlines, fluturonte dhe në Rinas
Aviacioni Publik italian, Enac, ka pezulluar fluturimet dhe licencën e transportit, për kompaninë ajrore “Small Planet Airlines”. Kjo kompani operon edhe në Shqipëri dhe kryente fluturime nga qytetet italiane të Napoli, Genoa dhe Bari për në Tiranë.
ROMË - Aviacioni Publik italian ENAC, ka pezulluar fluturimet dhe licencën e transportit, për Kompaninë ajrore Small Planet Airlines, me qendër në Lituani, duke filluar nga ora 00:00 datës 20 janar 2014.
Small Planet Airlines operon në disa vende të europës, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Ajo kryen disa fluturime nga qytetet italiane të Napoli, Genoa dhe Bari për në Tiranë.
Aviacioni Publik italian, ENAC, bëri të ditur se pezullimi i licensës erdhi si pasojë e problemeve ekonomike dhe financiare të kompanisë ajrore, e parashikuar dhe nga Rregullorja 1008 e vitit 2008.
Enac, ka nënvizuar se Small Planet Airlines, në bazë të marrëveshjes dhe rregullores europiane, duhet të kujdeset për transportin e pasagjerëve, të cilët kanë prerë një biletë udhëtimi me këtë Kompani duke u bazuar edhe në marrëveshjen me Kompani të tjera.
Small Planet Airlines kishte filluar fluturimet nga qytetet italiane për në Tiranë, menjëherë pas falimentimit të Belle Air.
Enac, duke konsideruar gjendjen kritike ekonomiko-financiare të kompanisë Small Planet, kishte vendosur një limit të shitjes së biletave deri më 15 shkurt 2014-të, për të tuteluar pasagjerët.
Kompania Small Planet operon në 5 vende Lituania, Polonia, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca dhe ka një flotë me 7 avionë. Mësohet gjithashtu se ka bërë edhe fluturime charter drejt 120 destinacioneve në Europë, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë dhe në vitin 2012-të, ka transportuar gati 700 mijë pasagjerë.
Redaksia online
(eb/ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1821
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Katari po tenton të zgjerojë fushën e ndërmjetësimit mes Kievit dhe Moskës! Forcat ajrore të dy shteteve lëshojnë dronë njëra-tjetrës gjatë natës
29 Nëntor, 09:26
-
Tenis/ Numri 2 i botës pozitive me doping, pezullohet me një muaj
29 Nëntor, 09:26
-
41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
29 Nëntor, 09:14
-
Vrasja e Martinit/ Zv.drejtori i Policisë rrëfen itinerarin që bëri autori: Ja kush ia bëri foton me dorën e plagosur në makinë! S'u përdorur thika e postuar në rrjete
29 Nëntor, 09:12
-
Kosovë/ Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit, dëmtohen dhe 4 makina! Tre ditë më parë u sulmua stacioni policor
29 Nëntor, 08:51
-
Ankthi i mëngjesit, nga se shkaktohet dhe si ta përballoni
29 Nëntor, 08:46
-
Conference League/ Chelsea dhe Legia nuk falin, dy skuadrat kalojnë në fazën e 1/16! Rezultatet e 17 ndeshjeve
29 Nëntor, 08:46
-
VIDEOLAJM/ Lezhë/ Nënkalimi në Fushë Mamurras i pakalueshëm për makinat e vogla, niveli i ujit arrin 40 cm
29 Nëntor, 08:40
-
VIDEOLAJM/ Sheshi 'Duomo' i Milanos kuq e zi për 28 Nentor! Shikoni festën e shqiptarëve në Itali deri në mbrëmje vonë
29 Nëntor, 08:37
-
Europa League/ Lazio barazim kualifikimi, në 1/16 edhe Bilbao e Frankfurt! Man. United fiton me përmbysje, Tottenham dhe Roma barazojnë 2-2
29 Nëntor, 08:26
-
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet
29 Nëntor, 08:23
-
Sot 29 Nëntori - 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e ShBA-së: Koha për të nderuar sakrificat e festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj
29 Nëntor, 08:10