Elon Musk po vazhdon fushatën e tij kundër rënies së lindshmërisë dhe ka paralajmëruar se “Italia po zhduket”. Në një mesazh të shkurtër në platformën X, i shoqëruar me një imazh të flamurit italian të ngulur në një qytet që digjet, biznesmeni me origjinë afrikano-jugore ka komentuar një postim të profilit Doge Designer, i cili paraqiste të dhënat e fundit të Istat mbi numrin e lindjeve në Itali.

Musk, që është baba i 14 fëmijëve, edhe më parë ka ngritur alarmin për rënien e numrit të lindjeve në shumë pjesë të botës, duke e lidhur këtë me rrezikun e “rënies së qytetërimit”.

Në postimin që Musk komentoi, Doge Designer shkruan:

“Në Itali, shkalla e lindshmërisë ka rënë në minimum historik prej 1.13 fëmijë për grua, me vetëm 370.000 foshnja të lindura vitin e kaluar – numri më i ulët që nga viti 1861.”

Ai shton se “ekspertët paralajmërojnë se ky rënie po përkeqësohet dhe nuk tregon shenja përmirësimi, duke paraqitur një sfidë të madhe për të ardhmen demografike të Italisë.”

Në thelb, Musk ka reaguar duke theksuar edhe një herë shqetësimin e tij për rënien drastike të lindshmërisë në Itali dhe në botë, të cilën e sheh si një rrezik serioz për të ardhmen e shoqërisë.