Italia, Serbia dhe një ekip 'big', Kombëtaren e pret 'ferri' në shortin e Europianit

Italia, Serbia dhe një ekip 'big', Kombëtaren e pret 'ferri' në shortin e Europianit

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon një pikë nesër në Moldavi, për të siguruar kualifikimin në fazën finale të "Euro 2024". Tanimë më shumë se pranë kalimit për në "Gjermani 2024",  ka filluar edhe bërja e llogarive për në fazën finale.

Nëse tanët marrin një biletë, shorti i datës 2 dhjetor do jetë "ferr" i vërtetë, kjo për faktin e ndarjes së vazove të shortit. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Shqipëria do të pozicionohet në vazo e dytë, së bashku me ekipe si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Austria. Me asnjë nga këto kombëtare Shqipëria nuk mund të përballet. Në vazon e parë, janë përfaqësueset “big” si Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja.

Gjasat janë që kuqezinjtë të "peshkojnë" edhe Serbinë, e ndodhur në vazon e tretë. Italia gjithashtu është një rival i mundshëm, kjo pasi për momentin ndodhen në vazon e katërt dhe ende nuk janë në rrugën e duhur për kalimin e grupit.

Ndarja e vazove për shortin e 2 dhjetorit deri në këto momente:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 16/11/2023 15:57

    Italia s’est te kualifikuar ende. Me hipoteza shkohet larg, por duhet me qene realist. Shqipëri -Serbi ne Gjermani do te jete nje zjarr i vertetë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë