10 artistë të njohur të peizazhit anëtarë të shoqatës "PLEIN AIR ALBANIA”, kanë organizuar një ekspozitë virtuale Kushtuar Italisë në shenjë solidariteti pas goditjes nga pandemia Covid -19. Ekspozita e titulluar “Itali të dua do të sjellë online disa nga veprat e piktorëve të realizuara gjatë vizitave të të artistëve shqiptarë në Itali. “Kushtuar Italisë sonë të dashur që sot është në situate kaq të vështirë … ‘Në këtë kohë pandemie të COVID-19 që ka pushtuar planetin, solidariteti, kultura, kujdesi janë armët më të mira për t’u përballuar.’ shprehen artistët
Ekspozita "Plein air 2020 Italia , tiamo !-Itali të dua! Organizohet me pjesëmarrjen e Agim Kadillarit, Agron Polovinës, Arsen Kurtit, Buron Kacelit, Nikolin Ivanajt, Pashk Pervathit, Sadik Kasës, Sefedin Stafës, Spiro Panaritit, Vangjo Vasilit dhe Xheneta Kadillari
Lajmi kryesor: