Qeveria, politikisht e djathtë e Italisë ka miratuar rregullat e reja për çështjen e emigrantëve që vendosin të jetojnë në mënyrë ilegale në Itali dhe për organizatat bamirëse që i ndihmojnë këta të fundit. Në ligjin e ri, thuhet se do gjobiten 50,000 euro kapitenët e anijeve që shpëtojnë emigrantët dhe thyejnw rregullat e vendosura dhe në rast se përsëriten do t’i bllokohen anijet.
Edhe për organizatat bamirëse ka një thirrje nga qeveria e Italisë duke firmosur një dekret të miratuar ditën e mërkurë, ku thuhet se këto anije duhet të kërkojnë një port dhe të lundrojnë drejt tij “pa vonesë” pas një shpëtimi, në vend që të qëndrojderinë në det duke kërkuar anije të tjera emigrantësh në fatkeqësi.
Aktualisht, misionet e bamirësisë ose organizatave joqeveritare në Mesdheun qendror zgjasin zakonisht disa ditë, me anije bamirësie që kryejnë operacione të ndryshme shpëtimi dhe shpesh marrin qindra njerëz në bord.
Që nga marrja e detyrës në tetor, qeveria e kryeministres Giorgia Meloni ka vënë në shënjestër aktivitetet e organizatave bamirëse të shpëtimit në det, duke i akuzuar ato për lehtësimin e punës së trafikantëve të njerëzve.