Italia, Ventura zbardh listën
“axurre” për 2 sfidat e radhës

Italia, Ventura zbardh listën<br />“axurre” për 2 sfidat e radhës
Kombëtarja Italiane bën publike listën e të grumbulluarve. Katër herë kampionët e botës, janë në pritje të ndeshjes së radhës miqësore kundër Uruguait dhe sfidën tjetër kundër Liechtenstein, e vlefshme për botërorin “Rusi 2018”.

Trajneri i të kaltërve, Gian Piero Ventura, ka bërë disa ndryshime. Në listë është përfshirë Andrea Conti, mbrojtësi i Atalantës, i cili ka zëvendësuar futbollistin e Genoves Emerson Palmieri që u dëmtua në ndeshjen e fundit në kamionat kundër Romës.

Gjithashtu për të dhënë kontributin e tyre janë edhe dy futbollistë të tjerë, Alex Ferrari i Hellas Verona dhe ai i Crotones Gian Marco Ferrari, të cilët do të marrin vëndet e të padisponueshmëve Cecherini dhe Romagnoli.

Porta dhe mbrojtja është e gjitha Juventine. Buffon, Bonucci, Barzagli, Chielini dhe Marchisio, do t’i bashkohen kombëtares më datë 5 Qershor, pasi më datë 4 ata kanë finalen e Champions League.

Të kaltrit do të grumbullohen në qëndrën stërvitore Coverciano. Kalendari për ta parashikon miqësoren kundër Uruguait më datë 7 Qershor, më pas takimi kundër një kundërshtari të lehtë siç është Lichtenstein më datë 10.

Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator