Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 24.747 milionë lekëve, duke treguar interesin e lartë në rritje të biznesit për futjen në përdorim të makinerive cilësore, kryesisht për sektorët e industrisë tekstile, të materialeve të ndërtimit si dhe të prodhimit të produkteve agroindustriale. Ndërkohë eksportet shqiptare drejt Italisë, llogariten në vlerën e 123,372 milionë lekëve.
Në të njëjtën periudhë të një viti më parë eksportet nga Italia llogariteshin 103,005 milionë lekë. Në vlerën e mallrave të eksportuar drejt shtetit fqinj, vendin kryesor e zë grupi "tekstile dhe këpucë". Eksporti i kësaj kategorie arriti për 11-mujorin vlerën e mbi 66,248 milionë lekëve.