TIRANE - Fondacioni Italian Roma -Mediterraneo ka financuar një projekt prej 60 mijë eurosh për rikonstruksionin e ambienteve të Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Ambasadori Italian Masimo Gajani, gjatë fjalës së tij përshëndetëse kërkoi nga Ministria e Kulturës të ndihmojë në vazhdimësinë e projekteve të tilla, sipas tij “për t'i dhënë një garanci vazhdimësisë së këtyre projekteve”.

Drejtori i IMK-së, Apollon Baçe pas falënderimit  tha se shkolla e restaurimit do të jetë në vëmendje të UNESCO-s, e cila sipas tij ka kërkuar “të kthehet në një shkollë rajonale restaurimi”.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.02.10.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)