Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pasi numërimi i votave për referendumin për drejtësi në Itali po shkon drejt fundit. Qytetarët italianë mesa duket po i thonë ‘jo’ ndryshimeve në drejtësi, të propozuara nga qeveria italiane.
Përmes një video-postimi në rrjetet sociale, Meloni ka deklaruar se qeveria në Itali e respekton vendimin që qytetarët kanë marrë në referendum.
Po ashtu Meloni ka deklaruar se qeveria italiane do të ecë përpara me punët e nisura, me vendosmëri dhe respekt për popullin italian.
“Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim. Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë”, ka shkruar Meloni krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Referendumi në Itali, qytetarët i thonë 'jo' ndryshimeve kushtetuese për Drejtësinë! Meloni: Respektojmë verdiktin e popullit!









