Në një kohë kur miliona spektatorë dhe dashamirës në të gjithë botën presin me padurim që të vazhdojë Seria A, vetë italianët janë kundër këtij opsioni. Sipas një sondazhi të bërë së fundmi nga IZI 64% e italianëve janë kundër nisjes së futbollit në ligat profesioniste. 2/3 e 64% mendojnë kështu sepse sipas tyre futbollistët mund të rrezikojnë shëndetin, ndërsa 1/3 janë kundër rinisjes për shkak se nuk mund ta pranojnë faktin që futbollistët të jenë të privilegjuar në kryerjen e testeve për COVID-19.
Rreth 60% të atyre që kanë votuar e deklarojnë vetën 'tifozë' ose 'shumë tifozë të futbollit'. Ndërkohë pro rifillimit të Seria A dhe kampionateve të tjera profesioniste ishin 36% të italianëve, gjysma e të cilëve e konsideron atë një forcë shtytëse të rritjes ekonomike që është shumë e rëndësishme për vendin. Sidoqoftë vetëm 19% janë të shqetësuar se kush do ta marrë kampionatin në fund. Sakaq 4% deklaruan se futbolli pa tifozë, që është edhe kushti i vetëm për të nisur, është i pakuptimtë.
77% e italianëve thanë se vendimin për rifillimin e kampionatit duhet ta marrë qeveria, 15% ishin për federatën italiane të futbollit dhe 8% për komitetin olimpik italian. Ndërkohë 70% e të intervistuarëve u përgjigjën se gjatë dy mujorit të karantinës futbolli ishte një element që i kishte munguar shumë.
44% e të intervistuarve u shprehën se gjatë kësaj periudhë nuk kishin parë fare futboll, 24% deklaruan se kishin parë ndeshje të vjetra, 17% kishin parë video futbolli në internet dhe 15% kishin diskutuar të paktën një herë me miqtë për futboll në telefon.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
57.1%
-
Jo
23.9%
-
Nuk e di
18.9%
Vota total: 518
Lajme të tjera
-
Champions-i mirazh për Juventusin, Milani e siguron matematikisht! Roma dhe Fiorentina kanë në dorë prestigjin e Seria A
29 Maj, 12:39
-
Zbritja e 10 pikëve vetëm 'maja e ajsbergut', Juventus në qershor mund të dënohet edhe për pagat! Gati përjashtimi nga UEFA
23 Maj, 12:36
-
Inter thyhet pas 5 ndeshjesh, Napoli përfiton nga i kuqi i Gagliardinit! Asllani luan 90 minuta (VIDEO)
21 Maj, 20:09
-
Inter kundër 'maces së zezë' për vendin e 3! Inzaghi bën gati rrotacionin, por Asllani sërish në stol
13 Maj, 11:44
-
Lazio 'hedh në erë' një tjetër mundësi, Milinkovic i shpëton nderin kundër Lecce-s! Champions-i në rrezik (VIDEO)
13 Maj, 11:16
-
VIDEO/ Interi bëhet i frikshëm, likuidon edhe Romën! Chelsea thotë 'mjaft', vjen fitorja e parë pas tetë ndeshjesh
6 Maj, 21:58
-
Milan ia del në përballjen delikate me Lazio-n, por humb Leao-n! Frikë për Champions-in kundër Interit (VIDEO)
6 Maj, 18:48
-
Interi 'shkërmoq' Veronën, zikaltërit shënojnë 6 herë (VIDEO)
4 Maj, 09:45
-
Kampion nga divani? Në Napoli merren masat për festën! Sonte natë vendimtare për Championsin, në fushë Milan dhe Interi
3 Maj, 11:00
-
Salernitana ngrin festën e Napolit, shtyhet kurorëzimi i titullit kampion! Disa të plagosur nga incidentet (VIDEO)
30 Prill, 17:13
-
Përmbysje e çmendur në San Siro, Inter mposht Lazio-n dhe kap zonën Champions! Feston edhe Napoli (VIDEO)
30 Prill, 14:36
-
Në pritje të zyrtarizimit kampion, Napoli ndizet që në orët e para të mëngjesit! Tifozët ‘pushtojnë’ qytetin (VIDEO)
30 Prill, 13:36