Italiani Becchetti në kërkim, bën 
xhiro në Angli në mes të stadiumit

TIRANE- Megjithëse i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Tiranës, pronari i televizionit “Agon Channel” Francesco Becchetti vijon të jetë i lirë dhe tepër i angazhuar në bizneset e tij në Angli. Biznesmeni italian del qetësisht në stadiumin Leyton Orient në Londër, skuadër të cilën e ka blerë pak vite më parë. Në një foto të publikuar adresën zyratre në rrjetin social Facebook të klubit të futbollit Leyton Orient duket Becchetti I qetë në mes të fushës para mijëra personave, pikërisht në një nga stadiumet e Londrës.

Fotoja është publikuar në 8 gusht. Beccheti është pronar i ekipit të futbollit që luan në kategorinë e katërt, dhe ka zbritur në fushën e blertë me trajnerin Ian Hendon duke përshëndetur tifozët. Fotot e Francesco Becchettit janë postuar nga faqja e FB të klubit sportiv, gjë e cila hedh poshtë edhe zërat e shitjes së klubit të futbollit.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

‘E shihni aeroplanin...? O Zot!’ Tragjedia ajrore në Uashington, zbardhen komunikimet mes pilotëve dhe kontrollorëve të kullës (VIDEO)

‘E shihni aeroplanin...? O Zot!’ Tragjedia ajrore në Uashington, zbardhen komunikimet mes pilotëve dhe kontrollorëve të kullës (VIDEO)