Italiani iku pa paguar dasmën, pronari i hotelit në Vlorë për Report Tv: Na u lut që të mos vazhdonin denoncimin në media se po e ndante dhe gruaja e katërt

TIRANË- Vasil Bedinaj, pronar i Hotel "Rexhina" në Vlorë ka zbuluar se nuk i ka shkuar deri në fund padisë për italianin që bëri dasmën në Shqipëri dhe nuk pagoi shpenzimet. Kjo sepse siç ai bëri me dije për Report Tv, italiani e ka kontaktuar  dhe i ka bërë një pagesë prej 1000 eurosh dhe me premtimin që do paguajë pjesën tjetër gjatë kësaj jave. Ai ka zbuluar se italiani i është lutur që të mos vijojë më me denoncimet në media, pasi po e ndante nga bashkëshortja që e ka shqiptare. Për Report Tv, Bedinaj tha se kishte dyshime që që në fillim që diçka nuk shkonte, por stafi zgjodhi që të përfundonte festa dhe më pas të sqarohej me italianin.

"Është një rast i izoluar, pas shumë vitesh eksperiencë, zotëria në fjalë është martuar me një shqiptare, ka bërë dasmë ka ndenjur një pjesë e të ftuarve për rreth 1 javë, janë plotësuar të gjitha kërkesat e tij, nuk kam pasur shumë informacion, por menaxherët i kanë bërë të gjitha.  Është një urdhër pagesë që ka bërë nga telefoni, jo cek fals, por urdhër pagesat i bëjnë çdo kush nga telefoni, por nuk dihet nëse ke lekë apo jo. E kemi kuptuar që në fillim që kishte diçka që nuk shkon, por ne nuk e shfaqëm, për të shmangur prishjen e eventit, e lamë deri sa të mbaronte eventi, ditën e fundit do flisnim me dhëndrin.  Ai ka garantuar që do bënte pagesën, por ishte e diel, dhe nuk konfirmohej dot pagesa. Fati i mirë, pasi bëmë publike mediat, ai më telefonoi lut që të ndalnim këtë histori se po "më ndan dhe gruaja dhe kjo ishte gruaja e katërt". Italianëve të jugut i pëlqejnë këto aventura, i ofruam makina me qira, muzikë, akomodimi në hotel", tha ai.

Duke e quajtur një rast të izoluar, Bedinaj tha se kjo duhet të shërbejë edhe si një mësim për subjektet që të mos pranojë në hotel klientë të paregjistruar.

"Biznesi tani e di se si funksionon, nuk ka asnjë shans që të iki dikush pa paguar, se ato regjistrohen me pasaportë me ID kartë, me karta krediti që t'i kërkon sistemi. Zotëria në fjalë e tij, Prokuroria na ka mbështeti, e kemi bërë denoncimin, por nuk e çuam në fund, ka bërë deri 1000 euro, ka premtuar që gjatë javës do bëjë pagesa të tjera. Klienti ose do bëj pagesën, ose s'do kthehet më në Shqipëri. Mund të mashtrojë për një javë, por pas denoncimit. Ka raste të izoluara, por më shqetësuese ishte për kompaninë me qira, se kishte lënë në aeroport dhe kishte marrë çelësi  me vete, janë shumë të rrallë këto tipa, duken që janë të tillë", tha Bedinaj Për Report Tv.

Duke shkuar përtej këtij rasti, ai foli edhe për pritshmëritë për sezonin turistike duke thënë se janë poshtë parashikimeve që ai kishte bërë. Shkak për këtë ai bën hapjen e kufijve, pasi sipas tij shqiptarët po shkojnë shumë drejt Greqisë dhe Turqisë.

"Me hapjen e Greqisë dje, ka pasur një fluks i madh i shqiptarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë, po ashtu Turqia po ecën shumë shpejt, jemi në një luftë ekonomike, të gjitha subjektet janë të interesuara që të thithin klientë, qoftë edhe duke ulur çmimet, ne do kërkonim si operator turistik, duam që të jemi pozitiv të gjithë. Në çdo vend ndodhin incidente si Velipoja, debate sherre për plazhet, unë mendoj se media që kemi shumë gjëra për të bërë, jemi industri e re, por duhet të lëmë menjëanë lajmet që nuk na ndihmojmë", vijoi Bedinaj.

Njëjtë si edhe shumë pronarë të tjerë biznesesh, edhe Bedinaj vë në dukje mungesën e burimeve njerëzore, teksa thotë se e ka të vështirë për të kuptuar trendin e të rinjve që largohen jashtë vendit, ndërkohë që në Shqipëri ky sektor ka paga të kënaqshme.

"Burimet njerëzore mungojnë totalisht, ke subjekte që nuk janë te 50% e punonjësve, nuk e di pse rinia vijon ta ketë trendin për të ikur jashtë shtetit, kur rrogat në këtë sektor janë ngritur shumë, 70-80 mijë lekë në Shqipëri", përfundoi ai në Report TV.

1625481283_1624997456page.jpg

Foto nga dasma

 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 06/07/2021 15:39

    Respekte per italjanin ky tregetari esht langaraq ..ky tregetari i premtoi italjanit ti linte gruan te flinte tre nete me italjanin po se mbajti fjalen ja la vetem dy net te palloheshin edhe italjani iku pa ber pagesen..gruaja e ketij tregetarit po qan me lot per italjanin..u kenaq shum gruaja e pronarit te hotelit ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb