Pas shumë muajsh shfaqet në media biznesmeni italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, Francesco Becchetti.
 
Biznesmeni është përfshirë në një incident me ndihmës trajnerin e ekipit të tij Leyton Orient, Andy Hessenthaler.
 
Kamerat kanë kapur momentin kur Becchetti qëllon me shkelma ndihmës trajnerin e ekipit, Andy Hessenthaler pas fitores së ekipit të tij ndaj Portsmuth 3-2.
 
Fillimisht ngjarja u raportua si incidentet nga “The Gruardian” apo “Sky News”, por klubi i “Leyton Orient” reagoi duke deklaruar se ishte një situatë dashamirëse mes të dyve dhe jo një incident.