Italiania po festonte ditëlindjen në hotel, burri i saj në dhomën tjetër shqetësohet nga zhurmat dhe e qëllon me thikë në dorë! I dënuar me arrest shtëpie

Burime nga Policia bëjnë me dije se shtetësja italiane e cila është plagosur në Rrogozhinë nga bashkëshorti shqiptar është gërvishtur pak në dorë, ndërsa ndodhet në komisariat për të dhënë të gjitha deklarimet në lidhje me rastin.

Kur ka ndodhur ngjarja ajo ka qenë duke festuar ditëlindjen në dhomën e saj në hotel. Bashkëshorti i saj është gjithashtu në të njëjtin hotel, por në dhomë tjetër dhe në masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Ai u ka kërkuar të ftuarve të bashkëshortes dhe asaj që të pushonin pasi po bënin zhurmë për shkak të festës dhe ndërkohë janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit burri ka marrë një thikë dhe ka qëlluar. Për fat të mirë e ka qëlluar në dorë dhe nuk ka problematika.


Lajmi kryesor:

Në të njëjtin hotel, por në dhoma të ndara për shkak të dhunës në familje, burri plagos me thikë gruan italiane në Rrogozhinë, u bezdis nga festa e ditëlindjes: Shokët e saj më rrahën


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës