Iu bë atentat dje në Vlorë, zbardhet dëshmia e Marjon Mitros: Nuk e di kush më qëlloi, s'kam asnjë konflikt! Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar

Është zbardhur mëngjesin e sotëm dëshmia e Marjon Mitros, i cili u qëllua dje në Vlorë me dy plumba nga 2 persona në një makinë në lëvizje.

Mitro ka deklaruar se ka qenë duke ecur me kurriz dhe se ka  parë autorin. Mitro ka deklaruar se kohët e fundit nuk ka pasur një konklikt se nuk di për cilat motive është qëlluar drejt tij.

Ndërkohë që burime për Report Tv konfirmojnë se policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.  Ndërsa nuk kanë arritur të gjejnë kamera me fushëpamje nga vendi i ngjarjes çka mund të ndihmonte në ndërtimin e një identikiti të autorëve. Report Tv raportoi më herët se policia e Vlorës ka shoqëruar 8 persona nw lidhje me kwtw ngjarje pasi kanë qenë dëshmitarë të atentatit.

Ditwn e djeshme nw Vlorw u qwllua nga një makinë në lëvizje në drejtim të Marjon Mitros, i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe se ishte anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt.  Atentati ka ndodhur në lagjen "29 nëntori", pranë bibliotekës së qyetit "Shevqet Musaraj".  Mitro mori dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka 'gërvishtur' në kokë. Ai ka një vit që ka dalë nga burgu dhe lëviste i lirë në qytetin e Vlorës. Ndërkohë që mw vonw njw automjet tip "Land Rover" u gjet i djegur në aksin Vlorë-Selenicë.

49-vjeçari, Marjon Mitro, përveçse ka shërbyer shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit famëkeq me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se porositi atentatin me tritol që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Marjon Mitro është arrestuar në janar të vitit 2014. Banda e Tritolit në të cilën ai bën pjesë është akuzuar se ka bërë atentat edhe ndaj ish-deputetit të PD, Ardjan Kollozi. Ngjarja mund të kishte rezultuar tragjike pasi aty pranë kishte shumë kalimtarë të rastit, ndërkohë që një plumb ka përfunduar në xhamin e një dyqani rrobash.

Marion Mitro u prangos 6 vite më parë teksa tentonte të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit ndërsa u dënua fillimisht me 19 vite e më pas ish apeli i krimeve ja uli në 8 vite burg.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani, nën akuzë për mosdeklarim të pasurisë

SPAK dërgon për gjykim deputetin e PD, Asllan Dogjani, nën akuzë për mosdeklarim të pasurisë