Ditën e sotme është bërë e ditur dhe data e seancës së parë gjygjësore kur do të gjykohet vrasësi me pagesë që tronditi vendin dhe 6 të pandehur të tjerë që janë pagëzuar me emrin “Banda e titrolit”. Para trupit gjykues, përveç Sinanaj, do të paraqiten dhe shtetasit Ndriçim Gjokona, Alban Mexhaj, Ilir Karçini, Marjon Mitro, Andon dhe Genis Mehillaj. Ky i fundit do të gjykohet në mungesë, pasi është ende në kërkim ndërkombëtar. Ndaj 7 të pandehurve, deri më tani, rëndojnë në total 38 akuza.
Gjithashtu, me vendim të posaçëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të enjten, 20 Nëntor, gjatë seancës do të lejohen të jenë të pranishme dhe mediat.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)