Burimet thanë se Hajrulla ka një këmbë të këputur ndërkohë që rrezikon këmbën tjetër pasi sipas mjekëve dhe atë e ka shumë të dëmtuar. Sipas prokurorisë së Vlorës arma e zjarrit këtij personi ju sekuestrua në makinën e tij tip “Jeep”, e cila shpërtheu pasi i ishte vendosur një sasinë prej 400 gramë tritol c4.
Inez Hajrulla, 25-vjeçari i arrestuar pak vite më parë nga policia e Vlorës për grabitje me armë dhe armëmbajtje pa lejë është bërë objekt i një sulmi me tritol C4. Hajrulla ishte duke lëvizur me automjetin tip “Jeep” me targa AA 298 CL, pranë ISSH-së në një bllok banimi, kur makina e tij ka shpërthyer. Nga ky shpërthim i fuqishëm mbeti i dëmtuar rëndë Inez Hajrulla.
dy.b/shqiptarja.com










