Iu gjet kallashnikov në banesë, burg për xhaxhanë e vëllezërve që vranë teknikun e kondicionerit

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest me burg' për Lulzim Kusin, xhaxhanë e vëllait Kusi që vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj teksa kryente punime në vilën e tyre. Kusi u arrestua dy ditë më parë, pasi në shtëpinë e tij e lokalizuar në fshatin Allgjatë në majë të një kodre, u gjet rreth një muaj më parë një kallashnikov.

Burime për Report Tv bëjnë me dije Kusi ishte i pranishëm në seancë, ku mësohet se ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të armës pasi në atë banesë ka vite që nuk jeton njeri.

Lulzim Kusi nuk është një emër i panjohur në botën e krimit. Ai është vëllai i Durim Kusit, vrasësit me pagesë të kushëririt të Astrit Avdylit, Dritan Avdylit, nga ku u pasuan më pas me një sërë vrasjesh për hakmarrje. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 1996. Dritan Avdyli i kishte vënë një gjobë të majme pronarit të fabrikave të tullës, Tefik Hyseni. Ky i fundit e thirri me justifikimin e se do i jepte lekët, më pas me të mbërritur në vendin e takimit, Durim Kusi e qëlloi me breshëri arme. Hakmarrja erdhi shpejt, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hanibali: 19/10/2019 12:17

    Po grusn bjonde me pantallona lekure kush do ja bej qefin tani. Keta Kuset duhet te zhduken si rrace se vetem krimnele dhe bastarde pjellin. Perse shteti nuk e prieh ende vilrn e krimit tek 21 dhjetori si beri me lokalin e Mihalit? Jane para te bera me droge, grabitje dhe vendosje gjobash. Zemra gjak dhe helm ju pikofte Seldo dhe Alban. Kutoni se do shpetoni bashke katundaret e Saukut qe ju mbeshtetin dhe fidin e kunatit tuaj. Ju genjrn mendja se nuk dihen te gjitha.

    Përgjigju
    • goni: 19/10/2019 16:05

      kto kuset mund ken pasur fat madh qe sju ka ra naj hun lesh sic esht shprehja por do e zejn patjeter si gjith shoket e tyre qe sot jan 2 metra nen dhe.... respekte

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar