Problemet me tregtimin e drograve të ndryshme po zgjidhen çdo ditë e më shumë nga policia dhe së fundmi policia e Vlorës ka arrestuar një 26-vjeçar pasi iu gjet një sasi kokainë gjatë kontrollit. 

26- vjeçari është  banues në lagjen "Hajro Çakërri".

Sasia e gjetur e kokainës iu sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale dhe materialet iu dërguan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.