Iu gjet në makinë mbi 1 ton kanabis në 2019, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Iu gjet në makinë mbi 1 ton kanabis në 2019, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Droga e sekuestruar në 2019

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi Bashkim Murataj, pasi dyshohet se është implikuar në ngjarjen e datës 13.02.2019, ku gjatë një kontrolli në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, në një kamion u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit B. M., 57 vjeç, pasi në dhjetor 2019, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.02.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.’- njofton policia.

Droga e llojit kanabis sativa e cila u sekuestrua në shkurt të vitit 2019, ishte ngarkuar në dy kamionë dhe kishte për destinacion Greqinë. Lënga narkotike ishte ndarë në 104 thasë, dhe ishte vendosur me një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasët me kanabis. Policia vuri në pranga në atë kohë dy drejtuesit e kamionëve të cilët janë Zija Hidri dhe Ardian Sako, si dhe Andrea Muço, 50 vjeç dhe Mariglen Sako, 30 vjeç.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 11/08/2021 15:06

    Edhe vellai i Besnik Tajvanit me 1 ton kanabis u kap ca vite me pare. Por me nje ndryshim, nga ish krimet e renda e cuan ne Durres. Pasi ia hoqen te tera denimet, i lane nje sa per sy. Ndryshuan dhe letrat ne QKR per aksionet ku i kishte ne menyre qe te mos ia merrte njeri. Hajde shtet hajde. Keshtu beri karriere shoku Haki i emergjencave e te tjere police barkderra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë