Tiranë/ Iu gjetën në telefona faqe për baste online, 3 persona në pranga

Tiranë/ Iu gjetën në telefona faqe për baste online, 3 persona në pranga

3 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi gjatë kontrolleve, në aparatet celulare të këtyre shtetasve, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Policia bënë me dije se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 aparatët celular.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Three".

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit L. V., 40 vjeç, A. R., 26 vjeç, dhe K. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin". 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të këtyre shtetasve, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën